Aktualitet

Miratohen ndryshimet e reja në aktin normativ, sa parashikohet gjoba

Shkruar nga Liberale
Miratohen ndryshimet e reja në aktin normativ, sa parashikohet gjoba

Kuvendi miratoi sot me 90 vota pro, 14 kundër dhe 4 abstenim disa ndryshime në aktin normativ, me vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID-19.

Teksa ka prezantuar edhe dy ndryshimet në aktin normative, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se këto ndryshime në aktin normativ do të sjellin vendosjen e protokolleve të rrepta për mbrojtjen nga COVID19.

Manastirliu u shpreh se një prej nismave është vendosja e distancës së sigurisë në studio televizie dhe së dyti nëpërmjet këtij akti normativ do të ndihmohen qytetarët që kanë humbur në periudhë kohore të përcaktuar punën e tyre ose kur punëdhësit e tyre nuk kanë aplikuar për ndihmën financiare direkte.

Ndryshimet e miraturara që hyjnë në fuqi pas botimit në fletoren zyrtare

Ne mbeshtetje te nenit 101 te Kushtetutes, me propoz1mm e ministrit te Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale dhe te ministrit te Brendshem, Keshilli i Ministrave

VE NDO S I:

Neni 1

Ne nenin 3, te aktit normativ nr.3, date 15.3.2020, te Keshillit te Ministrave, te ndryshuar, behen keto ndryshime dhe shtesa:

Pika 13 ndryshohet, si me poshte vijon:

“13. Te gjitha transmetimet audiovizive me me shume se nje person ne te njejten studio televizive, qe nuk respektojne distancen e sigurise prej 2 metrash nga njeri-tjetri, denohen me gjobe ne masen 1 000 000 (nje milion) leke dhe, ne rast perseritjeje, iu shtohet edhe vendosja e bllokimit, te pjesshem ose te plote, te transmetimit nga media audiovizive si dhe bllokimi dhe/ose ndalimi i funksionimit te pajisjeve, pas marrjes se vendimit nga ministria pergjegjese per shendetesine dhe zbatohet nga organi kompetent.”.

Pas pikes 20 shtohet pika 21, me kete permbajtje:

“21. Moskryerja e aplikimit nga ana e subjektit te te punesuarit apo ish-te punesuarit qe ploteson kushtet per te perfituar ndihmen financiare, gjate periudhes se fatkeqesise natyrore te shpallur si pasoje e COVID-19, denohet me gjobe ne masen 50 000 (pesedhjete mije) leke.

Subjektet, te cilat i kane trajtuar me page te plote te punesuarit apo ish-te punesuarit nuk gjobiten per mosaplikim per perfitimin e ndihmes financiare.

Subjektet e gjobituara mund te ushtrojne te drejten e ankimit prane administrates tatimore, duke paraqitur ne rruge elektronike, nepermjet portalit e-filing, shkaqet dhe/ose arsyet e mosaplikimit,jo me vone se 30 (tridhjete) dite nga data e komunikimit te gjobes, sipas Kodit te Procedurave Administrative.”.

Neni2

Ky akt normativ hyn ne fuqi otohet ne “Fletoren zyrtare”.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH