Aktualitet

Miratohen fotot e rënda që do të përdoren në paketat e cigareve

               Publikuar në : 17:13 - 19/02/20 liberale

Komiteti Ndërsektorial për Mbrojtjen e Shëndetit nga Produktet e Duhanit ka miratuar ditën e sotme imazhet e reja që do të përdoren në paketat e duhanit në Shqipëri.

Ministrja e Shëndetësisë ka thënë se imazhet janë marrë me miraimin e Australisë dhe Kanadasë dhe se përdoren në këto vende.

“Ne propozuam që të përdornim imazhet që përdoren në Bashkimin Europian, por nuk ishte e mundur për shkak se lejohet vetëm për vendet anëtare. Ndaj hulumtuam dhe morëm miratim nga Australia dhe Kanadaja për të përdorur fotot paralajmëruese në paketimet e duhanit. Paralajmërimet e kombinuara tekst dhe figurë do të zënë 65% të faqes ballore të paketimit të duhanit dhe po ashtu të faqes së pasme, duke zbatuar Direktivën 2014/40 EU“, tha Manastirliu, e pranishme në mbledhjen e sotme.

Imazhet e reja do te vendosen në paketat e cigareve dy vite pas miratimit, për t’i lënë kohën e nevojshme biznesit për të bërë ndryshimet e duhura në paketimin e duhanit./Gazeta Liberale

<
>
832618a4-e1e7-4040-afae-1578bf7ec739 3183f4f7-1082-47a8-99ce-ada4aad1a5ee 39e67fc7-ef44-43ee-a41c-878ccef01408 (1) 5e8c2181-c2c6-475a-9077-febbefa4c529 5c5f4d17-f32f-4d2d-9ef1-e749a70d2301 0dfa88e6-25fb-47f2-881d-c1afba5761d6

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back