Aktualitet

Miratimi i Hartës së re Gjyqësore/ Maks Haxhia: Jemi njerëz me integritet dhe kulturë

Shkruar nga Liberale
Miratimi i Hartës së re Gjyqësore/ Maks Haxhia: Jemi njerëz

Kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maks Haxhia ka paralajmëruar se avokatët do të ndjekin rrugët ligjore nëse qeveria miraton hartën e re gjyqësore, ku u shpreh dhe i bindur se do të bëhet, pasi vendimi tashmë është marrë, por tha se çështja nuk është dërguar deri tani në gjykatë, pasi kanë shpresuar se do të ketë një ndryshim.

“Komuniteti i avokatëve, mori një vendim. Nuk gabojmë në vendimmarrje, por jemi bazuar në ligjin për profesionin e avokatëve.

Ne e dimë që do kalojë, pasi është vulosur. Do ndjekim rrugën ligjore, do i drejtohemi gjykatës sipas kompentencës për ta rrëzuar këtë vendim të qeverisë që i jep formën e prerë.

Dua të siguroj, pa dashur të bëj polemikë me ministrin, nuk jemi nga ata që i bëjmë gjërat nga emocionet e momentit.

Kemi debatuar me shumë kulturë. Ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që nuk e prek dot avokatinë me çfarë do ligji të bëni.

Jemi njerëz me integritet dhe kulturë qytetare. Në fund do i drejtohemi gjykatës. Nuk i jemi drejtuar pasi shpresojmë, do Zoti që të bëjë një përmbysje mendore, për të gjetur atë rrugë për të mirën e publiku”, tha Haxhia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH