Globi

Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit/ Borrell: Eshtë bërë urgjente të sigurohet që procesi i identifikimit të varrezave të përfundojë sa më shpejt

Shkruar nga Liberale
Miratimi i Deklaratës për të Zhdukurit/ Borrell: Eshtë

Shefi i BE-së për politikë të Jashtme, Josep Borrell mirëpret arritjen e marrëveshjes ku Kosova dhe Serbia e kanë njohur çështjen e personave të zhdukur si një çështje humanitare dhe kanë vënë në dukje nevojën urgjente për përpjekje të përbashkëta për ta lehtësuar situatën e familjeve të tyre,

Borrell tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kanë pranuar punën e rëndësishme të bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur, i kryesuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuti.

“Si shenjë e vendosmërisë së tyre të përbashkët për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve të tyre përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur, ata kanë miratuar Deklaratën për Personat e Zhdukur”, theksoi ai.

Sipas Borrellit, Kurti dhe Vuçiç kanë rënë dakord për detajet operacionale në takimin e ardhshëm të nivelit të kryenegociatorëve.

Ndër të tjera, Borrell nënvizoi se zgjidhja e çështjes së personave të zhdukur tashmë nuk është veç detyrim humanitar, por edhe mundësi thelbësore për pajtimin dhe besimin mes njerëzve.

“Eshtë bërë urgjente të sigurohet që procesi i identifikimit të varrezave të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur. Kujtimet po zbehen dhe individët, vendet dhe ngjarjet janë më të vështira për t’u hetuar”, shtoi ai.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH