Sport

Miqësore luksi, por Manchester City nuk i fal asgjë Bayern Munich

Shkruar nga Liberale
Miqësore luksi, por Manchester City nuk i fal asgjë Bayern Munich

Manchester City fitoi 2-1 miqësoren e luksit përballë Bayern Munich. Dueli i luajtur në Tokio, Japoni, përfundoi me suksesin e kampionëve të Anglisë dhe Europës.

Skuadra e Pep Guardiolës e mbylli pjesën e parë në avantazh falë golit të 20-vjeçarit James McAtee (21’). Mathys Tel vendosi përkohësisht baraspeshën nëntë minuta përpara fundit, por Aymeric Laporte riktheu Man. City në avantazh (86’).

Trajnerët Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel përfituan të aktivizonin shumë lojtarë në këtë përballje. Ky i fundit i dhuroi 8 minuta edhe Arijon Ibrahimovic, 17-vjeçarit me origjinë shqiptare.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH