Aktualitet

Ministrja Xhaçka thirrje Serbisë nga Kuvendi: Lironi 3 efektivët e Kosovës!

Shkruar nga Liberale
Ministrja Xhaçka thirrje Serbisë nga Kuvendi: Lironi 3

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar në lidhje me arrestimin e 3 efektivëve të policisë së Kosovës.

Nga foltorja e Kuvendit, ajo bëri thirrje për lirimin e tyre.

“Është e domosdoshme që qeveria e Serbisë të lirojë të tre policët. Lirimi i tyre do ishte në kuadër të zbutjes së tensioneve. Ndërkohë i lëmë kohë KFOR-t të zbardhë atë që ka ndodhur. I kemi ndjekur me shqetësim deklaratat e qeverisë së Kosovës për ndalimin e automjeteve me targa serbe. Lëvizja e lirë është angazhim i rëndësishëm që vendet kanë marrë në kuadër të krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit. Qeveria ka sqaruar se nuk bëhet fjalë për masa tregtare por për masa sigurie. Mbetet të shohim si do zbatohet kjo por shpresojmë që të mos ndodhë sepse do të dobësonte pozitën e Kosovës në sytë e aleatëve”, tha Xhaçka.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH