Aktualitet

Ministrja Xhaçka takon kancelaren Angela Merkel në Berlin

               Publikuar në : 10:19 - 16/08/19 V Liberale

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ndodhet në Berlin ku ka zhvilluar një takim edhe me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Xhaçka mori pjesë në ceremonininë e largimit të Ursula von der Leyen e cila tashmë është Presidente e KE. Mësohet që kjo e fundit është shprehur se Shqipëria është një aleat i denjë i Aleancës së NATO.

“Gjithmonë kam admiruar rrugëtimin tënd pasi u bëre pjesë e tryezës së NATO. Jam e lumtur që sot Shqipëria është një anëtar i denjë i Aleancës”, iu drejtua zonja von der Leyen, ministres Xhaçka, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Ursula von der Leyen është e para grua që zgjidhet presidente e Komisionit Evropian dhe pritet ta marrë zyrtarisht detyrën më datë 1 nëntor 2019./Gazeta Liberale

(Visited 74 times, 1 visits today)

Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *