Aktualitet

Ministrja thirrje qytetarëve: Rrini jashtë banesave të dëmtuara

Shkruar nga Liberale
Ministrja thirrje qytetarëve: Rrini jashtë banesave të

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka bërë thirrje të fortë për qytetarët shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm.

Ajo i ka bërë thirrje të fortë edhe për të kufizuar në maksimum lëvizjet me makina për ta bërë me të lehtë qarkullimin e mjeteve të emergjencës që nisen drejt zonave të prekura më rëndë, si Durrësi dhe Thumana.

Thirrja e plotë

Forcat zjarrfikëse dhe ekipet e shërbimit shëndetësor nga gjithë qarqet janë nisur drejt Durrësit e Thumanës ku situata është më e rëndë. E gjithë forca e armatosur ka kaluar në gjendje gatishmërie të plotë. Situatë është e rëndë qoftë për numrin e madh të godinave të dëmtuara qoftë edhe për jetët e humbura.

Jemi në një situatë e ngjarje e përmasave të atilla që cdo vend do e kishte të vështirë ta përballonte vetëm, por nuk jemi vetëm të gjithë aleatët kanë ofruar ndihma emergjente, po mbërrijnë grupe shpëtimi të specializuara nga Italia dhe nga Turqia.

Qytetarët kanë dhënë ndihmë të jashtëzakonshme me solidaritetin e tyre.

Ndihma që mund të japin tani është të kufizojnë në maksimum lëvizjet me automjet për ti dhënë mundësi qarkullim mjeteve të emergjencës, në orët e para të mëngjesit mjetet e emergjencës kanë hasur shumë vështirësi për shkak të trafikut të madh.

I bëj thirrje me forcë gjithë qytetarëve që shtëpitë e të cilëve janë të dëmtuara të evitojnë qëndrimin brenda.

Ju bëj thirrje po ashtu të fortë të ruajnë qetësinë e gjakftohtësinë, pasi ka pasur shumë dëmtime nga paniku.

Ka nevojë për solidaritet e gjakftohtësi. Mësimi do vazhdojë i pezulluar edhe nesër

mundësi që familjet të mblidhen bashkë sidomos për të vegjlit që kanë përjetuar traumën që edhe studentet të kthehen pranë familjeve të tyre.

Operacionet e kërkim shpëtimit vazhdojnë dhe ka ende numër banorësh që mesohet se janë nën rrënoja lutemi ti gjejmë shëndoshë e mirë do bëjmë cdo gjë është e mundur. Është e pamundur tu jap shifra për godina të dëmtuara.

Kurajo të gjithëve i gjithë shteti është në këmbë e do bëjmë gjitcka për të përballuar së bashku këtë situatë kaq të vështirë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH