Aktualitet

Ministrja Kushi mesazh prekës për vdekjen e mësueses nga koronavirusi

Shkruar nga Liberale
Ministrja Kushi mesazh prekës për vdekjen e mësueses nga

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, jep një mesazh ngushëllimin për familjarët e mësueses nga Fieri, që humbi betejën me koronavirusin.

Kushi shkruan në ‘Facebook’ se mësuesja e vyer Violeta Licaj ishte një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh dhe ikja e saj la pas dhimbje të thellë për të gjithë.

Mesazhi i ministres:

Është shumë e trishtë për mua që sërish të jap mesazhin e ngushëllimit për një tjetër jetë mësueseje.

Mësuesja e vyer Violeta nga Fieri, një prind model dhe mësuese e përkushtuar prej 40 vjetësh, la pas dhimbje të thellë për të gjithë, për familjen e saj, kolegët dhe nxënësit saj.

Një hidhërim ky që duhet të na bëjë më të fortë, më të vëmendshëm dhe të kujdesshëm në zbatimin rigoroz të çdo mase të domosdoshme për ta luftuar këtë virus të pabesë.

Ngushëllime të përzemërta për familjen dhe gjithë të njohurit e zysh Violetës!

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH