Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock ka dhënë një mesazh të qartë për qëndrimin që ka vendi i saj për Kosovën.
E pranishme në samitin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit që po mbahet në Tiranë, Baerbock tha për mediat se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit
“Ne jemi këtu në mes të Evropës dhe kjo është rruga për të shkuar më shpejt drejt BE-së. E rëndësishme për ndërlidhjen mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian. Marrëveshje për ndërveprimin mes vendeve, siguri, mbrojtje dhe lëvizshmëri.
Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është potencial kërcënimi për Procesin e Berlinit. Jemi në të njëjtën linjë me SHBA-në dhe BE-në sa i përket tërheqjes së forcave serbe nga veriu i Kosovës. Duhet të tregojmë vendosmëri më të madhe me prezencën e KFOR-it në komunat me shumica serbe”, u shpreh Ministrja e Jashtme e Gjermanisë.