Prokurorët francezë po hetojnë akuzat për përdhunim kundër një anëtari të qeverisë, që ka punuar më parë si gjinekologe.
Chrysoula Zacharopoulou u emërua Sekretare e Shtetit për Zhvillimin muajin e kaluar dhe tani akuzohet se ka kryer ekzaminime gjinekologjike për dy gra, pa pëlqimin e tyre. “Ankesa e parë për përdhunim u dorëzua më 25 maj dhe e dyta më 16 qershor”, tha zyra e prokurorit të Parisit. Ajo ende nuk ka komentuar publikisht akuzat.
Detajet e pretendimeve nuk janë bërë të ditura, por mediat franceze shkruajnë tha se zonja Zacharopoulou, 46 vjeç, u akuzua për depërtim, pa pëlqimin e pacientes.
Sipas ligjit francez, përdhunimi përkufizohet si çdo veprim i depërtimit me dhunë, kërcënim, detyrim ose në befasi.
Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin u akuzua gjithashtu për përdhunim disa vite më parë. Ai i ka mohuar akuzat dhe prokurorët kanë kërkuar që çështja të pushohet.
Pretendimet e fundit do të jenë një shpërqendrim i padëshiruar për Presidentin Emmanuel Macron, ndërsa ai përpiqet të përballet me goditjen e hidhur të partisë së tij, që humbi në fundjavë shumicën e saj parlamentare./Liberale.al