Aktualitet

Ministrja franceze akuzohet për përdhunim nga dy gra

Shkruar nga Liberale
Ministrja franceze akuzohet për përdhunim nga dy gra

Prokurorët francezë po hetojnë akuzat për përdhunim kundër një anëtari të qeverisë, që ka punuar më parë si gjinekologe.

Chrysoula Zacharopoulou u emërua Sekretare e Shtetit për Zhvillimin muajin e kaluar dhe tani akuzohet se ka kryer ekzaminime gjinekologjike për dy gra, pa pëlqimin e tyre. "Ankesa e parë për përdhunim u dorëzua më 25 maj dhe e dyta më 16 qershor", tha zyra e prokurorit të Parisit. Ajo ende nuk ka komentuar publikisht akuzat.

Detajet e pretendimeve nuk janë bërë të ditura, por mediat franceze shkruajnë tha se zonja Zacharopoulou, 46 vjeç, u akuzua për depërtim, pa pëlqimin e pacientes.

Sipas ligjit francez, përdhunimi përkufizohet si çdo veprim i depërtimit me dhunë, kërcënim, detyrim ose në befasi.

Ministri i Brendshëm, Gerald Darmanin u akuzua gjithashtu për përdhunim disa vite më parë. Ai i ka mohuar akuzat dhe prokurorët kanë kërkuar që çështja të pushohet.

Pretendimet e fundit do të jenë një shpërqendrim i padëshiruar për Presidentin Emmanuel Macron, ndërsa ai përpiqet të përballet me goditjen e hidhur të partisë së tij, që humbi në fundjavë shumicën e saj parlamentare./Liberale.al

Liberale Newsroom

A mund të shihen si shpresëdhënës politikanët e rinj për të përmbysur raportin tradicional të dy partive të mëdha në qeverisje prej ‘92?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH