Aktualitet

Ministrja e Jashtme reagon pas takimit me Escobar: Të përkushtuar për stabilitetin

Shkruar nga Liberale
Ministrja e Jashtme reagon pas takimit me Escobar: Të përkushtuar

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar pas takimit të mbajtur me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.

Përmes një postimi në facebook, ministrja Xhaçka shpreh mirënjohjen për mbështetjen e ShBA-ve për Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor, si dhe thekson gjithashtu se Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor.

“Takim i shkëlqyer me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar. Mirënjohje për mbështetjen e SHBA për Shqipërinë dhe për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria është e përkushtuar për stabilitetin dhe integrimin euro-atlantik të Ballkanit Perëndimor dhe mirëpret bashkëpunimin me miqtë dhe partnerët për agjendën e rajonit”, shkruan Xhaçka në Facebook.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH