Aktualitet

Ministrja e Arsimit përcjell vajzën për në shkollë: Ja çfarë biseduam

Shkruar nga Liberale
Ministrja e Arsimit përcjell vajzën për në shkollë: Ja

Ministrja e re e Arsimit, Evis Kushi ka filluar javën e dytë si Ministre e Arsimit duke përcjellë vajzën e saj të madhe për në shkollë.

Kushi shkruan se e kishte të pamundur të mos bënte një copëz rruge me të deri tek shkolla e saj.

Ajo thotë se bashkëbisedoi me Anën për rëndësinë e maskës, distancimit social dhe rregullat që duhet të zbatohen nëpër klasa.

Tashmë Evis Kushi është përgjegjëse për sistemin arsimor dhe ruajtjen e shëndetit në shkolla, prandaj thekson se vetëm me respektimin e çdo mase mund të kalohet kjo sfidë aspak e lehtë.

STATUSI NGA EVIS KUSHI

Para nisjes së një jave intensive me angazhimet dhe sfidat e reja, e kisha të pamundur të mos bëja një copëz rrugë deri tek shkolla e saj me një shoqe shumë të mirë timen ?, vajzën e madhe Ana ?.

Bisedova sërish me të mbi rëndësinë e mbajtjes së maskës, ruajtjen e distancës me shoqet dhe shokët e klasës dhe zbatimin e çdo rregulli që ruan shëndetin e saj, nxënësve, mësuesve e gjithë të tjerëve.

Koha që po kalojmë është e pazakontë në çdo aspekt, e në këtë kuadër, nevojitet kujdes shumë më i madh dhe respektim i çdo mase që frenon përhapjen e koronavirusit. Vetëm në këtë formë do të arrijmë të gjithë së bashku ta kalojmë këtë sfidë aspak të lehtë për çdo njeri.

Javë të mbarë të gjithëve! ?

https://www.facebook.com/kushievis/photos/a.125572365924873/130205438794899/?type=3

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH