Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 470 numri i personave të shëruar

Shkruar nga Liberale
Ministria e Shëndetësisë: Shkon në 470 numri i personave

Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se janë shëruar 470 persona dhe se vetëm 272 janë aktivë me koronavirus.

"Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 470.

Aktualisht në vendin tonë janë 272 pacientët aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve vazhdon të jetë më i lartë prej më shumë se dy javësh", tha Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH