Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë dorëzon në SPAK "tenderat sekretë"

Shkruar nga Liberale
Ministria e Shëndetësisë dorëzon në SPAK "tenderat

Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar sot në SPAK materialin fizik të tenderave, që janë cilësuar si sekretë nga opozita shqiptare.

Mësohet se SPAK ka marrë në dorëzim dokumentet dhe do të bëjë vlerësimin e tyre.

Tenderat e klasifikuar sekretë u bënë objekt përplasjesh të forta mes Partisë Demokratike dhe institucionit të Shëndetësisë.

PD e akuzoi ministren, Ogerta Manastirliun se po bënte përpjekje për të zhdukur provat duke i vënë zjarrin zyrës së prokurimeve në këtë institucion.

Por Manastirliu iu përgjigj duke thënë se kjo është një gënjeshtër e opozitës, ndërsa më pas u shpreh se ishte thjeshtë një incident që kishte ndodhur 26 ditë më parë. Tani si duket përtej akuzave të opozitës dhe së vërtetës së Ministrisë, çështjen e ka në dorë SPAK-u. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH