Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: 4 viktima deri tani nga tërmeti

Shkruar nga Liberale
Ministria e Mbrojtjes: 4 viktima deri tani nga tërmeti

Ministria e Mbrojtjes ka konfirmuar zyrtarisht 4 viktima si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Një viktimë është raportuar në Kurbin, ndërkohë që dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë. Ndërsa personi i katërt është gjetur në shtesën e një pallati në Durrës.

“Pra deri tani 3 viktima. Nje ne Kurbin hedhur nga banesa prej panikut dhe dy nen rrenojat e pallatit ne Thumane. Konfirmohet nxjerrja e nje trupi te pajete nga rrenojat ne shtesen e pallatit ne Durres.”, thuhet në informacionin zyrtar të Ministrisë së Mbrojtjes./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH