Aktualitet

Ministria e Arsimit: Universiteti i Tiranës të lëshojë diplomat

Shkruar nga Liberale
Ministria e Arsimit: Universiteti i Tiranës të lëshojë

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka reaguar në lidhje me problemin e diplomave për studentët e Fakultetit Ekonomik në Tiranë, ndërsa kërkon nga Universiteti i Tiranës lëshimin e diplomave.

“Studentët kanë shlyer detyrimet konform ligjitE drejta e studentëve prevalon mbi çdo mos-marrëveshje”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Njoftim për media:

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR), pasi u njoh me problematikën e mos-lëshimit të diplomave të studentëve të Fakultetit të Ekonomisë (UT), përmes një shkrese të ministres ka kërkuar që UT të lëshojë menjëherë diplomat e studentëve. Studentët kanë shlyer të gjitha detyrimet dhe matrikullimi i tyre nga QSHA ka qenë konform ligjeve dhe akteve në fuqi, kështu që nuk ka asnjë arsye për vonesat e shkaktuara nga UT.

MASR nënvizon se e drejta e studentëve prevalon mbi çdo mosmarrëveshje të brendshme të UT që ka shkaktuar këtë vonesë të papranueshme në diplomimin e studentëve. Gjithashtu, bëhet me dije se nga ana e Rektorit të Universitetit të Tiranës janë nënshkruar disa nga diplomat, që numrat e matrikullimit të studentëve janë lëshuar me të njëjtën procedurë sikurse ajo e kundërshtuar nga Rektori i UT, i cili është një veprim selektiv dhe në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi.

Përfundimisht, MASR kërkon pajisjen e studentëve që kanë shlyer të gjitha detyrimet akademike me diplomat përkatëse, menjëherë! /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH