Aktualitet

Ministria e Arsimit reagon pas protestës së maturantëve

Shkruar nga Liberale
Ministria e Arsimit reagon pas protestës së maturantëve

Pas protestës së maturantëve, Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi hodhi poshtë pretendimet e maturantëve për testin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Ajo u shpreh se asnjë pyetje nuk ka qenë jashtë programit, ndërsa tha se një nga aryset pse testi u bë vetëm me alternativa, ishte ajo e korrigjimit, për shkak të pandemisë.

“Pretendimi i tyre qëndron në lidhje nëse ka pyetje jashtë programit në test dhe dua të bëj me dije se asnjë pyetje nuk është jashtë programit. Ne kemi verifikuar një për një që para se të bëhej testi. Dua të bëj me dije se mënyra si bëhen pyetjet ka një procedurë rreptësisht të rregullt. Një nga veçoritë e këtij procesi është niveli i vështirësisë së testit. Ne ndjekim procedura të përcaktuara në metodologjinë tonë, që kanë lidhje me nivelin e vështirësisë. Teza kalon në dy duar, që mbajnë përgjegjësi për anën shkencore dhe strukturore të testit. Nëse kanë pretendime për pyetje konkrete, se deri tani nuk kanë asnjë pyetje konkrete

Një nga arsyet pse testi u bë vetëm me alternativa, ishte ajo e korrigjimit, për shkak të pandemisë. Ky ishte një detaj që MSH e mori në konsideratë për të ruajtur shëndetin e njerëzve. Këto pyetje janë të mira, sepse masin nivelin e nxënësve, por patjetër që ato nuk mund të vlerësojnë të menduarit kritik. Për këtë, u caktuan disa pyetje, që masin pikërisht njohuritë mbi esetë.

Procesi nuk ka përfunduar ende, do bëjmë analizën, pastaj shpalljen e rezultateve. Nuk ka mundësi rivlerësimi, pasi testi nuk ka asnjë gabim shkencor. Ata nuk janë drejtuar me një pretendim të tillë për pyetje. Pas datës 18 qershor ne do të bëjmë shpalljen e rezultateve, edhe testi, edhe alternativa, që ata kanë zgjedhur për pyetje të caktuara do të bëhen publike”, tha Vrapi. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH