Aktualitet

Ministria e Arsimit pyet prindërit për nisjen e vitit të ri shkollor

Shkruar nga Liberale
Ministria e Arsimit pyet prindërit për nisjen e vitit të ri

Ministria e Arsimit ende nuk e ka vendosur se si do të nisë viti i ri shkollor 2020-2021, që sërish e gjen në mesin e pandemisë covid-19.

Sipas Report TV, Ministria ka në plan 4 skenarë, por për të vendosur do të marrë mendimin e prindërve të nxënësve.

Prindërit pyeten të zgjedhin mes këtyre alternativave:

1. Shkollat të fillojnë procesin mësimor normalisht, me kapacitet dhe funksionim të plotë (nëse është mundësia), duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik.

2. Shkollat të fillojnë procesin mësimor me grupe të vogla nxënësish, orë mësimore të reduktuara dhe me turne, duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik.

3. Shkollat të fillojnë procesin mësimor me mësim të kombinuar në klasë dhe online duke respektuar rregullat e higjienës dhe të distancimit fizik.

4. Shkollat të fillojnë procesin mësimor vetëm online duke realizuar mësimin në distancë.

Deri më tani data 14 shtator është vendosur për rifillimin e procesit mësimor dhe nëse nxënësit do të ulen në bankat e shkollës, do të jenë me turne, apo online e pjesërisht online, do të mbetet të mësohet nga rezultatet e sondazhit me prindërit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH