Globi

Ministri shqiptar më Maqedoninë e Veriut i infektuar me Covid

Shkruar nga Liberale
Ministri shqiptar më Maqedoninë e Veriut i infektuar me Covid

Ministri shqiptar i Ekonomisë në Maqedoninë e Veriut, Kreshnik Bektoshi është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka dhënë ai vetë përmes një postimi në Facebook.

“Të nderuar miq,familjarë

Dua t’ju njoftoj që edhe përkundër përpjekjeve maksimale dhe respektimit të protokoleve sapo më informuan se kam rezultuar pozitiv me COVID-19, nga testimi i bërë sot paradite.

Fatmirësisht nuk kam asnjë simptomë dhe familjarët në testimin e sotshëm që të gjithë janë negativ.

Duke ju bërë thirrje që të respektojmë protokolet, dëshiroj çdo të mirë për ju dhe familjet tuaja!

Bashkë, edhe me mbështetjen tuaj, do ta tejkalojmë edhe këtë sfidë!

Shëndet e mbarësi për të gjithë!”, shkroi Bekteshi në postimin e tij.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH