Globi

Ministri italian: Normaliteti do të rikthehet kur të kemi vaksinën

Shkruar nga Liberale
Ministri italian: Normaliteti do të rikthehet kur të kemi

Italia e ka zgjatur gjendjen e bllokimit deri më 3 maj, dhe në varësi të situatës, do të ndërmerren veprimet e radhës për lehtësimin ose jo të masave.

Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza thotë se rikthimi në normalitet do të bëhet vetëm pasi të krijohet vaksina kundë koronavirusit.

"Ne po punojmë për një përgjigje sistematike për t'i rikthyer bizneset dhe njerëzit të jetojnë plotësisht jetën e tyre. Po ne do ta bëjmë këtë kur bashkësia shkencore të dorëojë një vaksinë koronavirus në botë. Ndërkohë duhet të mbajmë veten të gatshëm dhe të jemi në nivelin e duhur. Tani për tani distancimi shoqëror është arma e vetme që kemi", tha Speranza.

Pavarësisht se në disa ditë situata duket disi më pozitive, numri i viktimave mbetet ende i lartë, pasi sot pati sërish rritje të viktimave nga dita e djeshme./Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH