Aktualitet

Ministri i shkon papritur turistit në spital, por ai e lë pa fjalë

               Publikuar në : 14:51 - 30/08/19 LP

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi i ka shkuar për vizitë në spital turistit polak, i cili pësoi një aksident ditën e djeshme në Theth.

Klosi i ka çuar edhe një çantë me dhurata, ndërsa ishte i përgatitur për të bërë një show para kamerave.

Por në momentin që ka hyrë në dhomën e pacientit, ministri është “surprizuar” nga turisti, i cili i ka prishur planet.

Ai i ka kërkuar që të mos jenë prezent kamerat në dhomë. Kështu që ministri është detyruar të largojë gazetarët dhe t’i shprehë shërim të shpejtë jashtë syrit të tyre.

Turisti polak u rrëzua dje pasdite nga një majë mali në Theth teksa ishte duke eksploruar zonën. Për disa orë ai ishte në kërkim dhe vetëm në mbrëmje u gjet. Wojtek Markiewicz theu këmbën dhe ka shumë gjakderdhje, pasi nuk ka marrë as mjekim./Gazeta Liberale

 

Untitled2 Untitled
<
>
(Visited 2 472 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *