Globi

Ministri i Shëndetësisë: Italia ia doli, më e keqja ka kaluar

Shkruar nga Liberale
Ministri i Shëndetësisë: Italia ia doli, më e keqja ka

Ministri i Shëndetësisë në Itali ka komentuar së fundmi punën e bërë nga vendi për përballimin e pandemisë së koronavirusit. Sipas Roberto Speranzas, Italia ka ende goxha punë për ta eliminuar virusin ndërsa shtoi se më e keqja ka kaluar tashmë sa i përket krizës.

Mendoj se Italia ia doli. Nuk jam duke menduar për qeverinë, por për vendin si një të tërë. E kemi kaluar stuhinë, edhe pse nuk jemi akoma një parajsë e sigurt. Ne ishim të parët që u goditën në botë pas Kinës. Ne nuk kishim një manual udhëzimi, duhet të mësonim rreth virusit,” deklaroi Speranza.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Mbrojtjes Civile në Itali, 15 vdekje të tjera të lidhura me koronavirusin janë regjistruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa 128 raste të reja janë konfirmuar.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH