Aktualitet

Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite: Shqipëria është një partner kyç bashkëpunimi

Shkruar nga Liberale
Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite:

Gjatë konferencës me kryeministrin Rama në Shqipëri, Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Princit Faisal Bin Farhan Al Saud ka vlerësuar bashkëpunimin me vendin tonë duke thënë se ky bashkëpunim do të vazhdojë në të gjitha sferat. Ai tha se bisedoi me kryeministrin Rama për çështjet politike, ekonomike dhe nismat në Rajon.

Më tej ai tha se Shqipëria është një partner kyç bashkëpunimi duke shprehur angazhimin e tij për vijmësinë e tij.

“Është kënaqësi për mua që kam ardhur në Shqipëri në këtë vizitë të parë dhe me kënaqësi ti kaloja përshëndetjet. Mbretëria jonë e vlerëson shumë miqësinë tonë që është fuqëzuar edhe nga vizita e kryeministrit Rama. Ne kemi patur një diskutim për bashkëpunimet në fushën ekonomike, politike, mjedisore dhe ka shumë gjëra që mund të bëjmë këtu. Ne kemi rritur statusin e Komitetit në një nivel ministerial dhe shpresojmë që do të shtohet fokusi i punëve dhe shpresojmë të mblidhet së shpejti. Dëshironim të jepnim një sinjal shumë të qartë që jemi shumë të angazhuar për këtë marrëdhënie me Shqipërinë. Diskutuam për çëhtje në sferën politike, zhvillimet në Rajon dhe këtu ne kuptojmë qasjet e përbashkëta për politikat. Dukë qenë se Arabia ka një program ambicioz ne mezi presim të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët tanë dhe Shqipëria është një partner kyç bashkëpunimi. Kryeministri Edi Rama përmendi “Nismën e Gjelbët” që është një iniciativë e rëndësishme dhe mezi presim të bashkëpunojmë. Dua të falenderoj kryeministrin, ministren e Jashtme dhe popullin shqiptar për mikpritjen. Keni angazhimin tim që ky bashkëpunim do të vijojë”- tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH