Aktualitet

Ministri i Jashtëm rus: Putin nuk është i sëmurë, janë thashetheme

Shkruar nga Liberale
Ministri i Jashtëm rus: Putin nuk është i sëmurë,

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov ka hedhur poshtë zërat në lidhje me shëndetin e presidentit, Vladimir Putin.

"Presidenti Putin shfaqet në publik çdo ditë. Mund ta shihni në ekranet televizive, të lexoni fjalimet e tij, të dëgjoni fjalimet e tij. Nuk mendoj se, një person i arsyeshëm mund të shohë tek ky person shenja të ndonjë lloj sëmundjeje. Këtë e lë në ndërgjegjen e atyre që përhapin thashetheme të tilla”, ka thënë Lavrov për TF1, raporton CNN.

Që prej nisjes së luftës në Ukrainë, në media, në media kanë qarkulluar lajme mbi shëndetin e presidentit rus. Ndërkohë që Kremlini i ka konsideruar thashetheme. E vërteta ende nuk dihet. /Liberale.al

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH