Globi

Ministri gjerman: Ballkani është toka jonë, duhet më shumë angazhim

Shkruar nga Liberale
Ministri gjerman: Ballkani është toka jonë, duhet më

Ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth thotë se Berlini dëshiron të shohë një angazhim më të madh të Bashkimit Evropian në Ballkanin Perëndimor.

Ai bëri thirrje për konstruktivitetin e të gjitha vendeve anëtare kur është fjala për bashkëpunimin për përparimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së.

“Unë kërkoj frymën konstruktive të të gjithëve, sepse Ballkani Perëndimor nuk është “oborri i shtëpisë “sonë, por “toka jonë qendrore. Është në interesin e të gjithë vendeve anëtare, veçanërisht fqinjëve të Ballkanit Perëndimor, t’i japin rajonit një perspektivë evropiane”, thotë Roth cituar nga një sërë mediash ballkanike.

Ai tha se Gjermania si anëtare kryesuese e tanishme e BE, u jep shumë rëndësi ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të dinë se mund të mbështeten tek ne“, thotë Roth.

Ai deklaron se Gjermania po bën gjithçka për të organizuar Konferencën e parë Ndërqeveritare të BE dhe Maqedonisë Veriore në dhjetor të këtij viti, e cila do të hapte negociatat e pranimit me Shkupin, citon Al Jazeera Balkan.

Lidhur me njoftimin se Bullgaria do të bllokojë procesin për shkak të mosmarrëveshjes mbi “gjuhën dhe identitetin maqedonas”, ministri gjerman i shtetit thotë se Berlini dëshiron që “ne të ndërtojmë ura të qëndrueshme” dhe se është në bisedime me partnerët bullgarë.

“Ne nuk duhet të shtojmë kushte që nuk ekzistonin në përfundimet e mëparshme të Këshillit, as në parimet themelore të zgjerimit për të cilat ranë dakord“, përfundoi Roth.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH