Aktualitet

Miniera u rihap para një jave, vdesin 3 persona brenda saj

Shkruar nga Liberale
Miniera u rihap para një jave, vdesin 3 persona brenda saj

Trupat e inxhinierit Ismail Hoxha, dhe dy punonjësve Fatos Ceskut dhe Rruzhdi Rushitit u zbuluan brenda minierës se Balgjajt në fshatin Selishtë të Peshkopisë. Ata ishin humbur kontaktet me familjarët prej tre ditësh, dhe vetëm në orën 03:00 të mëngjesit të së enjtes u gjetën të pajetë.

I pari që u nxor nga nëntoka ishte trupi i inxhinierit 62-vjeçar i cili u gjet 20 metra thellë, te shkallët hyrëse në bizhanteri, e cila është pjesa lidhëse.

Mendohet se ai ka humbur jetën nga asfiksia në përpjekje për të dalë nga miniera ndërsa ka vënë re prezencën e gazit. 15 minuta me vonë janë zbuluar trupat e dy punëtorëve që shoqëronin inxhinierin në kërkimin e kromit; Fatos Cesku 55 vjec dhe 33 vjecari Rruzhdi Rushiti. Ata u gjetën në thellësi të bizhanterisë rreth 80 metra nëntokë.

Galeria ishte mbyllur që në vitin 2012, është rihapur sërish dhe mbyllur në vitin 2017, për t’u rihapur vetëm para një jave me leje kërkimore. Gjatë këtyre ditëve Ismail Hoxha kishte filluar dhe inspektime për të parë gjendjen në minierë. Vete ai kishte një eksperiencë të gjatë në këtë profesion pasi ka punuar prej vitesh ne gjeologji-miniera. Ismail Hoxha, ka lindur ne Deshat të Peshkopisë dhe banonte ne Tiranë, ndërsa dy viktimat e tjera Fatos Cesku dhe Rruzhdi Rushiti banonin në Bulqizë.

Ky i fundit nuk la pas asnjë familjar. Fatin e tij tragjik e pati dhe e ëma e cila humbi jetën para dy vitesh, pasi u godit për vdekje nga shembja e gurëve ndërsa po mblidhte krom në Bulqizë. Ne galeritë e kromit ndodhin shpeshherë rrjedhje të gazrave nëntokësore. Në 5 vitet e fundit numërohen 30 viktima.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH