Aktualitet

Mini-shengeni/ Takohen në Tiranë liderët e Ballkanit, mungon Kosova

Shkruar nga Liberale
Mini-shengeni/ Takohen në Tiranë liderët e Ballkanit, mungon

Liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor sot dhe nesër do të zbarkojnë në Tiranë në takimin e tretë rajonal mes këtyre vendeve. Por, në këtë takim nuk do të jetë e pranishme Kosova.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka refuzuar ftesën e kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, për shkak të prezencës në këtë takim të presidentit të Serbisë.

Serbia ka kryer gjenocid kundër qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe sot jo vetëm që mohon krimet e kryera, por vazhdon të mos e pranojë ekzistencën e shtetit tonë. Në një situatë të tillë, thirrjet dhe iniciativat për bashkëpunim rajonal janë krejtësisht të pakuptimta. Serbia dhe Bosnje Hercegovina nuk e njohin shtetin e Kosovës”, shkruante Thaçi në Facebook.

Ky takim vjen pas atyre të zhvilluara në Novi Sad të Serbisë dhe në Ohër të Maqedonisë së Veriut ku morën pjesë liderë dhe përfaqësues të lartë shtetërorë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përfaqësues të lartë të institucioneve europiane.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH