Globi

Mini-Shengeni, reagon Albin Kurti: Duhet të kalosh në Prishtinë që...

Shkruar nga Liberale
Mini-Shengeni, reagon Albin Kurti: Duhet të kalosh në Prishtinë

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili fitoi zgjedhjet në Kosovë, ka reaguar në lidhje me nismën për Mini-Shengenin Ballkanik, që mbajti samitin e tretë në Durrës.

Kurti shprehet se rruga nga Beogradi në Tiranë kalon nëpër Prishtinë dhe se tashmë Kosova ka nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim.

"Parimet e gjithëpërfshirjes dhe reciprocitetit duhet të udhëheqin iniciativat rajonale. Rruga nga Beogradi për në Tiranë kalon nëpër Prishtinë. Ne jemi dhe gjithmonë do të jemi një popull dhe askush nuk mund të qëndrojë mes nesh. Ne kemi nevojë për më shumë bashkëpunim jo konfrontim!", shkruan Albin Kurti në Twitter.

Kujtojmë që dy ditë më parë kreu i qeverisë, Edi Rama realizoi samitin e Mini-Shengenit ballkanik në Durrës, ku të pranishëm ishin presidenti serb Vuçiç, kryeministri maqedonas Zoran Zaev dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Djukanovic. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH