Aktualitet

Mini-shengeni/ Rama fton Hashim Thaçin në samitin e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Mini-shengeni/ Rama fton Hashim Thaçin në samitin e Durrësit

Shqipëria ka ftuar Kosovën për të qenë pjesë e samitit të Durrësit, për mini-shengenin ballknaik, që mbahet më 21 dhjetor.

Në përgjigje të deklaratës së bërë nga Haradinaj, sipas së cilit Kosova nuk është ftuar në tryezën e Mini-shengenit, Kryeministria e Shqipërisë thotë se ftesa i është bërë Presidentit të Kosovës.

"Nisur nga nje deklarate e bere nga kryeministri i dorehequr i Kosoves sqarojme se duke pasur parasysh formatin e takimeve rajonale si edhe faktin qe në Kosove ende nuk eshte formuar qeveria e re, Kosova eshte ftuar ne nivelin me te larte njesoj si ne takimin e Ohrit, permes fteses drejtuar Presidentit te Republikes se Kosoves, Hashim Thaçi", thuhet në njoftimin e Kryeministrisë.

Kujtojmë që partitë kosovare kanë kërkuar nga kryeministri Rama që të anulojë këtë samit, për shkak të deklaratave të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili mohoi Masakrën e Reçakut./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH