Globi

Mini-Shengeni/ Kosova i kërkon Ramës të anulojë samitin e Durrësit

Shkruar nga Liberale
Mini-Shengeni/ Kosova i kërkon Ramës të anulojë samitin e

Partitë politike të Kosovës janë bërë bashkë për t'i kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, që të anulojë samitin e Durrësit mes tri shteteve, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë për themelimin e asaj që cilësohet si “Mini-shengeni” ballkanik.

Kjo thirrje nga Prishtina vjen pas deklaratve të fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, i cili mohoi Masakrëne Reçakut.

“Është e rëndësishme që Serbia të ndëshkohet për veprimet ndaj Republikës së Kosovës, sepse po flasim për një Komb të njëjtë, që është kombi shqiptar dhe dy shtete që janë padrejtësisht të ndara, por që fatkeqësisht kanë pasur qasje ndryshe. Ne jemi kundër takimeve të tilla ku nuk përfshihet Kosova”, tha Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje.

“Mohimi kaq eklatant që po i bëhet gjenocidit të zhvilluar nga Serbia dhe veçanërisht Masakrës së Reçakut është jo vetëm i papranueshëm, por edhe i dënueshëm dhe në këtë kuadër mendoj se institucionet e Kosovës, por edhe institucione të tjera të rajonit dhe para së gjithash Shqipëria duhet ta trajtojnë shumë më seriozisht këtë qasje dhe të kenë një sjellje tjetër me Serbinë”, u shpreh Memli Krasniqi nga PDK.

Përpjekjet për formimin e një “mini-Shengeni” ballkanik nisën rreth dy muaj më parë në Novi Sad të Serbisë, ku tre liderët Aleksandër Vuçiç, Zoran Zaev dhe Edi Rama u dakordësuan për një gjë të tillë. Ata fuqizuan idenë e tyre me një takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut dhe pritet finalizimi i saj në Durrës më 21 dhjetor.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH