Globi

"Mini-shengeni është një skandal", Sela: Kosova t’i përgjigjet pas...

Shkruar nga Liberale
"Mini-shengeni është një skandal", Sela: Kosova

Lideri i Aleancës për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Ziadin Sela, thotë në një intervistë për KoovaPress se nisma rajonale, e quajtur minishengen ballkanik, është skandal për faktorin politik shqiptar kudo që jeton.

Sipas tij, përmes kësaj nisme, Serbia po i mundëson Rusisë të shtrihet në vendet e rajonit, ndërkohë që shqiptarët vazhdimisht bënin përpjekje të largonin influencën ruse nga Ballkani.

Sela u ka bërë thirrje politikanëve të Kosovës që sa më parë të formojnë Qeverinë, në mënyrë që të mund t’i përgjigjen institucionalisht kësaj nisme.

Sipas tij, qëndrimi i faktorit politik në Kosovë krahas kësaj nisme, duke refuzuar pjesëmarrjen, është i drejtë, meqë ende ka plagë të pashëruara të shqiptarët.

“Duhet dëmshpërblim për Kosovën nga ana e shtetit serb, kërkim-falja dhe njohja e Pavarësisë së Kosovës, atëherë mund të ulet të bisedohet për nisma rajonale”, tha Sela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH