Globi

Mini-Shengen/ Diplomati amerikan: Qëllimet e Vuçiç dihen, të Ramës jo

Shkruar nga Liberale
Mini-Shengen/ Diplomati amerikan: Qëllimet e Vuçiç dihen,

Profesori i njohur amerikan, Edward Joseph ka reaguar sa i përket Samitit të Mini-Shengenit i cili u mbajt ditën e djeshme në Durrës.

Ai shprehet se ky samit nënkupton pozicionin  e Vuçiçit i cili do izolimin e Kosovës, ndërkohë shprehet se këtu nuk kupton pozicionin e Ramës.

Ne e kuptojmë pozicionin e Vuçiçit. Ai do ta izolojë Kosovën. Ajo që nuk është e kuptueshme është pozicioni i Edi Ramës. Pse po e bën ai këtë? Dhe pse po e tolerojnë strukturat politike në Shqipëri një gjë të tillë?”, ka thënë Joseph, profesor në universitetin John Hopkins në Washington për emisionin e “New Bugajski Hour”, që transmetohet në RTK.

Kujtojmë që punimet e Samitit u zhvilluan dy ditë në qytetin bregdetar të Shqipërisë, ndërsa pjesë e tij ishin, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, si dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, ndërsa Kosova vendosi të mos merrte pjesë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH