Sport

Miliona euro në lojë, ja sa vlen kualfikimi i Shqipërisë në Euro 2024

Shkruar nga Liberale
Miliona euro në lojë, ja sa vlen kualfikimi i Shqipërisë

Kualifikimi në raundin final të kompeticionit më të rëndësishëm të Kontinentit vlen miliona.

Kuqezinjtë sot përballë Moldavisë në rast të një rezultati pozitiv përpos suksesit historik do të mbushin edhe arkën e FSHF-së.

UEFA ka rritur me 23% shifrat e fitimeve krahasuar me Europianin e vitit 2016.

24 kombëtaret pjesëmarrëse do të sigurojnë në total 371 milionë Euro.

Kualifikimi i Kombëtares së Shqipërisë vlen 9.25 milionë Euro, shifër e konsiderueshme dhe tepër motivuese. Bonuset konsiderohen të larta edhe në fazën e grupeve. Një fitore vlen 1.5 milionë Euro, ndërsa barazimi 750 mijë Euro. Avancimi në turin e parë me eliminim direkt sjell 2 milionë Euro të tjera në arkat e federatave pjesëmarrëse, ndërsa kalimi në çerekfinale edhe 3.25 milionë Euro të tjera.

Gjysmëfinalja vlen 5 milionë Euro, teksa në rast se dështon për të ngritur lart trofeun, nënkampioni i Europianit fiton 7 milionë Euro. Bonusi për fituesin është sigluar në 10 milionë Euro, shifër e ngjashme me atë që depozitohet në kualifikimin në Kampionatin Europian. Në total kampionët e Europës do të fitonin 34 milionë Euro gjatë gjithë edicionit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH