Globi

Miliarderi, mik i Bill Clinton vret veten prej izolimit nga COVID-19

Shkruar nga Liberale
Miliarderi, mik i Bill Clinton vret veten prej izolimit nga COVID-19

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në SHBA, ku Steve Bing, një pasanik me lidhje të forta në politikën amerikane dhe Hollivud vrarë veten duke u hedhur nga kati i 27 i një pallati në Los Angeles, për shkak shkak të vetmisë dhe izolimit të gjatë prej koronavirusit.

Bing kishte miqësi të fortë me Bill Clinton, i cili bëri një status prekës në rrjetet sociale, pas vetëvrasjes së mikut të tij.

Bing është i njohur për marrëdhënien e tij me aktoren e njohur, Liz Hurley, me të cilën ka edhe një djalë.

Por përveç djalit me aktoren Hurley, Bing ka edhe një vajzë nga një tjetër marrëdhënie. Ndërkohë që asnjërin prej tyre nuk e njeh pasi pretendonte se nuk ishin të tijët edhe pse analizat e AND-së treguan të kundërtën.

Pasuria e Bing e trashëguar nga gjyshi i tij Leo, që ndërtoi apartamente dhe vila luksoze në Nju Jork, gjatë vitit 1920 llogaritet diku tek 590 milionë dollarë. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH