Globi

Miliarderi konfirmon kandidaturën për president të SHBA-ve

Shkruar nga Liberale
Miliarderi konfirmon kandidaturën për president të SHBA-ve

Ish-krybashkiaku i Nju Jorkut, miliarderi Michael Bloomberg ka zyrtarizuar të dielën kandidaturën e tij për presidenti i SHBA-ve.

77-vjeçari, ish-kryebashkiak i Nju Jorkut, i tha gazetarëve se e mori një vendim të tillë për të mundur Donald Trump dhe për te rindërtuar Amerikën.

“Nuk mund të durojmë edhe për katër vjet të tjera veprimet e pavlera dhe jo etike të Trump-tit”, shtoi ai.

Por para se të përballet me presidentin aktual, Bloomberg do përballet me zëvendëspresidentin Joe Biden, kryebashkiakun e South Band, Pete Buttigieg dhe senatoret Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders.

Por duket se për Bloomberg, renditur i teti në listën e më të pasurve të Amerikës, pikë e fortë do të jetë mundësia për vetfinancim të fushatës dhe punësimit të stafit./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH