Showbiz

Miliarderi amerikan jep 2 këshilla për të rinjtë shqiptarë: Ja si të bëheni të pasur

Shkruar nga Liberale
Miliarderi amerikan jep 2 këshilla për të rinjtë

I ftuar në emisionin "Opinion", miliarderi amerikan, John Paul DeJoria përveç së tjerash dha edhe disa këshilla për të rinjtë që duan të bëhen të pasur.

"Jam i sigurt që shumë të rinj janë duke ju pyetur si mund të kenë sukses në jetë. Si mund të bëhen të pasur. Jo miliarder apo milioner, por të pasur. Të paguajnë faturat në kohë. Çfarë do i rekomandonit?", e pyeti gazetari Blendi Fevziu.

Ndërkohë John Paul DeJoria u shpreh: "Numër 1: Sigurohuni që produkti juaj, dhe nëse nuk është produkt, atëherë shërbimi juaj është më i miri i mundshëm në mënyrë që të jeni në biznesin e ri-porosive dhe jo atë të shitjeve. Shumica e njerëzve kanë një produkt apo një shërbim e thonë si ta bëj në atë mënyrë që ta shes dhe dikush ta blejë. Kjo ndodh një herë. Megjithatë nëse e bën produktin ose shërbimin kaq të mirë sa kushdo që e përdor shërbimin ose merr produktin do të duan ta blenë sërish e sërish. Kështu që kur zhvilloni një produkt, nuk duhet të jetë i mirë vetëm për tani, por duhet të jetë diçka që njerëzit do e duan për vite me radhë. Kështu, cilësia e produktit apo e cilësisë duhet të jetë numër 1, ndryshe do të ngelni pa punë. Do të shisni, e shisni, shisni derisa të mbeteni pa punë.

E dyta, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme e vështirë për t’u arrirë. Duhet të përgatiteni për shumë refuzime. Njerëzit do ju thonë: jeni të shëndosh, të dobët, nuk jeni mjaftueshëm të zgjuar, nuk keni shkuar në shkollë, nuk dini çfarë bëni, produkti juaj ta shpif, është i tmerrshëm. Pavarësisht se çfarë thoshin njerëzit unë shita enciklopedi derë më derë gjatë jetës time dhe merrja vetëm komisionin. Ata më thanë se dyert kanë për t’u mbyllur në surrat. Ata nuk e dinë që ti je duke ardhur. Megjithatë duhet të mbash mend që edhe po të trokasësh në 50 dyer duhet të jesh po aq entuziast siç ke qenë te dera e parë, pavarësisht se 50 dyer të janë mbyllur. Duhet të përgatitesh për refuzim. Nëse përgatitesh edhe njerëzit mendojnë që nuk ke për të arritur suksesin, nuk dukesh mirë, nuk ke para, produkti jot ta shpif, njerëz të tjerë kanë më shumë para se ti, harroje. Duhet t’i merrni këto deklarata si të ekzagjeruara dhe të prisni refuzimin. Nëse e dini që do të refuzoheni përpara se të nisni biznesin tuaj atëherë nuk ka për të dhembur aq shumë. Për mua, nuk ishte 50 dyer, por ishte 100 dyer që duhet të trokisja para se dikush të më linte të futem, megjithatë kisha gjithmonë të njëjtin entuziazëm. Kisha disa çaste të vështira në jetën time, ama ishin çaste që të gjithë do i kishin. Kam pasur disa çaste të vështira".

Burimi: Tv Klan

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH