Sport

Milan drejt humnerës, humbje të frikshme në 5 vitet e fundit

               Publikuar në : 18:30 - 10/06/19 R Liberale

Titujt janë kthyer në një tabu për 7 herë kampionët e Europës, Milanin. Kuqezinjtë nuk po arrijnë të arrijnë një objektiv të madh dhe kjo ka ndikuar shumë në financat e klubit.

Një gjë e tillë vihet re në këtë vëzhgim të bërë nga gazeta e përditshme italiane, “Corriere dello Sport”. Deri më 30 qershor, kuqezinjtë do të humbin rreth 100 milionë euro, ndërkaq që 413 milionë euro për 5 vitet e fundit.

Klubi është nën pronësinë e tij të tretë në tre vjet, pas Silvio Berlusconi, pastaj Yonghong Li, i cili ka dështuar në pagesat e tij të kredisë, që do të thotë se Milan u riposedua në mënyrë efektive nga fondi mbrojtës Elliott Management.

Mos kualifikimi në Ligën e Kampionëve shton edhe më shumë presion mbi financat dhe “Corriere dello Sport” llogarit se ata aktualisht po konkurrojnë me një humbje prej 100 milion euro për sezonin 2018-19. Kjo është arsyeja pse shitjet janë të nevojshme përreth 30 milionë euro deri më 30 qershor për të marrë atë shifër në nivele pak më të pranueshme.

Humbjet janë duke u përkeqësuar dhe më keq gjatë pesë viteve të fundit, nga 91 milion ë në 2014 në 126 milionë për 2017-18. Gjatë periudhës prej pesë vjetësh, Milani ka ka humbur 413 milionë euro, duke treguar situatën kaotike që po kalon gjiganti italian./ OraNews

(Visited 4 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *