Globi

Mijëra të moshuar britanikë vaksinohen ndaj Covid-19

Shkruar nga Liberale
Mijëra të moshuar britanikë vaksinohen ndaj Covid-19

Duartrokitje, lot dhe emocione të forta u përjetuan në spitalet e Mbretërisë së Bashkuar me nisjen e fushatës më të madhe të vaksinimit në historinë e vendit.

Mijëra të moshuar përveshën mëngët duke marrë injektimin e dozës së parë të vaksinës së zhvilluar nga Pfizer dhe BioNTech. Pacientja e parë ishte Margaret Keenan, e cila mbush plot 91-vjeç për pak ditë. Për të, vaksinimi ndaj Covid-19 ishte si një dhuratë e parakohshme.

Personi i dytë që u vaksinua ishte një emër mjaft i njohur, William Shakespeare, 81 vjeç, i cili ndan të njëjtën vendlindje me shkrimtarin e njohur britanik, Warwickshire.

Sytë e të gjithë botës ishin drejtuar nga Mbretëria e Bashkuar për të parë atë që po cilësohet si fillimi i fundit të kësaj pandemie. Një përjetim të veçantë për fushatën e imunizimit ndaj koronavirusit, pati dhe ministri i shëndetësisë, i cili nuk i përmbajti lotët.

Mbretëria e Bashkuar ka hapur rreth 70 qendra imunizimi në të gjithë territorin dhe është vendi i parë në botë që aprovoi përdorimin emergjent të vaksinës së Pfizer dhe BioNTech, javën e kaluar. Qeveria ka marrë 800 mijë dozat e para, ndërsa ka bërë me dije se vaksinimi nuk është i detyrueshëm.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH