Globi

Mijëra amerikanë duan të lënë SHBA-në për Zelandën e Re

Shkruar nga Liberale
Mijëra amerikanë duan të lënë SHBA-në për

Mijëra amerikanë kanë përmbytur faqen e emigracionit të Zelandës së Re këtë javë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, më shumë se 45,000 qytetarë amerikanë kanë vizituar faqen e internetit të qeverisë së vendit që nga e diela, duke kërkuar informacion për lëvizje.

Një infermier i shëndetit mendor Valentino Johnson është zhvendosur në Zelandën e Re, pa pritur rezultatet e zgjedhjeve. Ai më parë jetonte në Teksas, vend në të cilin ka parë më shumë se 18,000 vdekje për shkak të koronavirusit. 44-vjeçari ka shqetësime të mëdha për shëndetin publik në SHBA, prandaj ka vendosur të shpërngulet në Zelandën e Re.

Ai tha se nuk janë të sapo diplomuar njerzit që duan të lenë Amerikën, janë profesionistë me praktika të mëdha që duan të lëvizin.

Amerikanë të shumtë, duket se kanë humbur besimin në SHBA, pasi shifra e kërkimeve për emigracion në Zelandë të Re, ishte regjistruar si 50 herë më e madhe se zakonisht, në vetëm 5 ditët e fundit.

Kufijtë e Zelandës së Re mbeten të mbyllur për të huajt, në përjashtim të atyre që kanë miratimin nga qeveria.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH