Politikë

Emigracioni/ Von der Leyen: Po punojmë me Ballkanin për forcimin e kufijve. Rama: Do të japim ndihmën tonë çdo herë

Shkruar nga Liberale
Emigracioni/ Von der Leyen: Po punojmë me Ballkanin për forcimin e

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz u pyet edhe për çështjen e emigracionit. Ajo tha se nuk ishte fokus i diskutimeve në samitin e Procesit të Berlinit por shtoi se po punohet me Ballkanin për të forcuar kufijtë.

“Pati diskutime të limituara për emigracionin. Nuk ishte fokusi i diskutimeve tona dhe patjetër ne patëm një shikim me BE për rrugët e emigracionit nëpërmjet Ballkanit Perëndimor. Mund të them se çështja e parë nëse e shohim nga BE është të kemi rregullat tona të brendshme të adresuara dhe kjo është që të përfundojmë paktin e azilit dhe refugjatëve por jemi drejt një rruge pasi kemi rënë dakord për menaxhimin e krizës. Po punojmë ngushtësisht me Ballkanin Perëndimor si për shembull forcimi i kufijve që të kemi marrëveshje me disa, një regjistrim i saktë i refugjatëve dhe gjithashtu janë të rëndësishme edhe politikat e vizës. Agjencitë evropiane po përpiqen sa më shumë. Sa i përket rrugëve ligjore, po përfshijmë Ballkanin Perëndimor nëpërmjet menaxhimit të emigracionit për kufijtë e jashtëm.“, tha ajo.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, teksa përmendi mbështetjen e Shqipërisë ndaj hebrenjve dhe afganëve, shtoi se vendi ynë do të ndihmojë siç ka bërë çdo herë.

“Patëm diskutime për këtë çështje dhe nuk mund të shtoj më tepër mbi atë që tha presidentja. Ajo që mund të them nga ana jonë, nuk jemi pjesë e rrugës së Ballkanit dhe në atë aspekt, ky fenomen por si gjithmonë jemi këtu gati për të ndihmuar dhe e kemi bërë gjithmonë. Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që ka pasur më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore dhe është kthyer në një qendër për hebrenjtë dhe asnjë nuk iu dha nazistëve. Kemi edhe eksperiencën dhe dramën pas pastrimit etnik në Kosovë dhe gjysmë milionë që u detyruan të linin shtëpinë e tyre sepse ishin nën sulm dhe literalisht, edhe me strehimin e afganëve dhe situatën e krijuar, dhe me bashkëpunimin me Afganistanin. Kjo është ajo që mund të them për t’ju përgjigjur pyetjes. Jam dakord me presidenten që ky fenomen është i tillë që duhet të merret përsipër në një mënyrë më të bashkuar dhe duke specifikuar rregullat dhe për BE dhe për ne sepse Ballkani është realiteti më i jashtëzakonshëm dhe nuk mendoj se ka ndonjë realitet në historinë e hartëzimit ku një entitet gjeografik dhe politik është i rrethuar nga vendet e BE-së. Jemi të rrethuar nga kufijtë e BE-së dhe në një farë jemi pjesë e saj për mirë apo për keq.“, përfundoi Rama.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH