Globi

Michel: Në Spanjë mund të ketë takime joformale për situatën në Kosovë

Shkruar nga Liberale
Michel: Në Spanjë mund të ketë takime joformale për

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka njoftuar sot se në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Granada, mund të ketë takime joformale të liderëve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor për situatën në Kosovë.

Në një deklaratë për RTS, Michel theksoi se po bëhen përpjekje diplomatike për të bindur liderët në rajon se “dialogu dhe stabiliteti janë ato për të cilat ata duhet të punojnë”.

Ai tha se shpresonte se takimet në margjinat e samitit të Granadës do të ndihmonin në zgjidhjen e çështjes.

“Ne po bashkëpunojmë ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n për të përcjellë një mesazh të qartë se nuk ka kohë për kriza dhe turbulenca të reja. Tani është koha për të shfrytëzuar shansin për përparim drejt BE-së,” deklaroi Michel.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH