Sport

‘Michael Schumacher është i vetëdijshëm’, lajm i mirë nga Franca

               Publikuar në : 14:05 - 11/09/19 LP

Lajme të vira vijnë për kampionin  e botës, Michael Schumacher. Ai  është zhvendosur në një spital në Paris ku po trajtohet me një terapi me qeliza staminale.

Prej vitit 2013 ku ra në koma, si pasojë e aksidentit me ski, Schumacher është mbajtur i “fshehur” nga familja dhe shumë pak dihej për shëndetin e tij.

Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, një infermiere e cila është pjesë e skuadrës mjekësore që po kujdeset për të, ka zbuluar: “Ai është në listnë e pacientëve të mi dhe mund t’iu siguroj se është i vetëdijshëm”.

Duke cituar burime por pa i bërë publike, “Le Parisien” pretendon se 7-herë kampioni i Formula 1 është kuruar edhe dy herë të tjera në spitalin “Georges-Pompidou” në kryeqytetin francez, duke u regjistruar me emër të rremë dhe në kujdesin e një grupi të vogël mjekësh.

Po ashtu, duke qëndruar në atë që raporton “Le Parisien”, ish-piloti gjerman është vizituar nga shumë të afërt, mes tyre edhe miku i tij Jean Todt./Gazeta Liberale

18279718-0-image-a-10_1568078284923-583x350 2052e331e2e055fb2764a95d1ff579c0_XL-770x434 ec8432a0-d34d-11e9-9efe-5ae24278580e
<
>
(Visited 165 times, 1 visits today)

Etiketa: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *