Aktualitet

Meterologët e konfirmojnë: Sa do të jenë temperaturat gjatë javës

               Publikuar në : 15:30 - 13/08/19 LP

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka konfirmuar sërish se ditëve të tmerrshme dhe rraskapitëse nga vapa e gushtit, po ju vjen fundi. Meterologët thonë se prej nesër bien temperaturat, ndërsa priten rreshje, madje edhe rrebeshe afatshkurtra, kryesisht në veri.

Njoftimi

Ditën e mërkurë, moti në vend do të ndikohet nga masa ajrore të paqendrueshme në veri. Kthjellimet e mëngjesit do të pasohen nga zhvillime vranësirash.

Reshjet e shiut parashikohen të bëhen të pranishme në mesditë e pasdite në veri. Në formë të lokalizuar rrebeshe afatshkutra në këto zona.

Era do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë dhe përkohësisht mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 ballë.

Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë. Parashikohen në:
vendet malore 20 deri në 33°C
vendet e ulëta 22 deri në 38°C
vendet bregdetare 23 deri në 35°C/Gazeta Liberale

tabela e motit

 

(Visited 444 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *