Sociale

Meteorologia tregon si do të jetë moti për javën e ardhshme

Shkruar nga Liberale
Meteorologia tregon si do të jetë moti për javën e ardhshme

Sipas meteorologes Lajda Porja një situatë e qëndrueshme meteorologjike është parashikuar për javën e ardhshme.

Masat e ftohta polare do të largohen nga vendi ynë, duke i lënë vendin ditëve me diell dhe temperaturave të larta.

E premtja arrin vlerën e pazakontë në mes të dhjetorit me temperaturë 22 gradë.

“Siç e kemi parë që këtë mëngjes, ishte masa e ftohtë polare që u fut në Ballkan dhe po kalon në lindje të kontitentit. Sot deri në fundjavë do përjetojmë temperatura të larta. Java tjetër do të jetë me diell, reshjet përfundojnë sot.

Reshjet më problematike kanë kaluar. Reshjet e dëborës do ndërpriten nesër. Rriten temperaturat edhe në zonat malore. Dita e premte do jetë me temperaturat më të larta të javës, pritet deri në 22 gradë.

Dhjetori do mbyllet me temperatura të larta. Mesatarja mujore do jetë 2-3 gradë më lartë se ç’duhet të jetë. Lagështira do mbetet prezente. Problematike do jetë luhatja e temperaturës, nga sot 14 gradë, nesër 20 gradë dhe kjo ndikon edhe në shëndet”- tha Lajda Porja.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH