Aktualitet

Meteorologia: Shqipëria do të preket nga i ftohti arktik

Shkruar nga Liberale
Meteorologia: Shqipëria do të preket nga i ftohti arktik

Nga fillimi i kësaj jave rikthehet paqëndrueshmëria e kushteve atmosferike.

Mesdita e të hënës risjell reshje shiu në Ultësirën Perëndimore.

“Ditën e martë, i gjithë vendi do të përfshihet nga reshje shiu por edhe dëbore në zonat malore për shkak të masave ajrore më të ftohta me origjinë nga pjesa e Evropës Veriore.

Shqipëria do të preket nga i ftohti arktik dhe temperaturat do të pësojnë rënie në të gjitha qytetet”, tha meteorologia e RTSH, Rezarta Xhakollari. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH