Aktualitet

Meteorologët: Ja si do të jetë moti nesër

Shkruar nga Liberale
Meteorologët: Ja si do të jetë moti nesër

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se, vendi ynë do të vijojë edhe për ditën e nesërme të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike falë depërtimit të masave ajrore të thata dhe relativisht të ngrohta me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje - juglindje me shpejtësi mesatare 1-5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina me shepjtësi deri në 7-10m/s.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 4 deri 22°C

në zona e ulëta 4 deri 27°C

në zona bregdetare 11 deri 26°C

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH