Aktualitet

Meta zbardhi takimin me Thaçin, tha diçka edhe për Albin Kurtin

Shkruar nga Liberale
Meta zbardhi takimin me Thaçin, tha diçka edhe për Albin

Presidenti Ilir Meta ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi sot me homologun e tij kosovar, Hashim Thaçi.

Në konferencën për mediat, Meta tha se me Thaçin ka biseduar rreth zhvillimeve politike në Kosovë, siç ishte dhe ndryshimi i qeverisë së re.

“Nuk kemi biseduar për trazirat në Shqipëri. Ajo që kemi biseduar është se; Kosova të vazhdojë në rrugën e zhvillimeve demokratike. Pavarësisht qëndrimeve të fundit, edhe në raport me ndryshimet në gjykatën kushtetuese, kemi pasur ndryshme paqësore. Ndaj duhet të përshëndes dhe ish-kryeministrin Albin Kurtin që kemi pasur bashkëpunim gjatë këtyre muajve. Kosova dha një shembull të respektimit të institucioneve. Edhe kur nuk na pëlqejnë vendimet e tyre. Do respektojmë gjithmonë kushtetutën e Kosovës.”, tha Meta. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH