Aktualitet

Meta zbardh bisedën me ambasadorin italian: Ndamë bindjen se...

Shkruar nga Liberale
Meta zbardh bisedën me ambasadorin italian: Ndamë bindjen se...

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një bashkëbisedim sot me ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Në një postim në "Facebook", Meta thotë se së bashku kanë ndarë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.”.

"Kënaqësi të zhvilloja një bashkëbisedim të frytshëm me Ambasadorin e Italisë, Fabrizio Bucci.

Vlerësova se Italia mbetet një partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë dhe se të dy vendet tona kanë potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale në të gjitha fushat.

Ndamë bindjen për thellimin e një bashkëpunimi të domosdoshëm për të përballuar me sukses edhe fazën e vështirë post-COVID.

E falenderova përsëri për mbështetjen e madhe financiare që Italia dha për rindërtimin pas tërmetit të 26 nëntorit.

Andrà tutto bene! ?????", shkruan Meta në Facebook. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH